NBA/ Spurs vijon marshimin, teksanët “thyejnë” Detroit, LeBron James “parakalon” Kareem-Abdul Jabbar

Ekipi i San Antonio Spurs fitoi 121-106 ndaj Detroit, në përballjen mes dy nga ekipet pretendente për titull këtë sezon në NBA. Talenti francez Victor Wembanyama ishte lider për teksanët në parket, autor i 38 pikëve e 16 rebound, mbështetur edhe nga Fox me 29 pikë.

Humbet skuadra e Lakers, që u ndal 120-113 nga Denver. Doncic realizoi 27 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Nikola Jokic e mbylli me një “triple double” për Denver, me 28 pikë, 12 rebound e 13 asist. Megjithatë vëmendjen e mori mbreti LeBron James, i cili ka vendosur një tjetër rekord. Në fundin e çerekorëshit të parë të sfidës kundër Nuggets, basketbollisti veteran gjuajti saktë, duke shënuar koshin numër 15.838 në karrierë. Me këtë kosh LeBron James parakalon një legjendë si Kareem-Abdul Jabbar sa i takon klasifikimit special për numrin e koshave të shënuar në karrierë. Tani LeBron i afrohet edhe një kufiri tjetër, atij të ndeshjeve të luajtura. Atij i nevojiten edhe 6 ndeshje për të kaluar Robert Parish dhe për të thyer një tjetër rekord.

Fitore në sekondat e fundit për Orlando, që mundi 115-114 Dallas, ndeshje ku u dallua Da Silva me 19 pikë. Edhe Chicago fiton “in extremis”, 105-103 ndaj Phoenix, me Sexton protagonist, autor i 30 pikëve. Ekipi i Golden State, falë 26 pikëve të Podziemski dhe 23 pikëve të Melton, mposhti pas kohës shtesë Houston me shifrat 125-123. Nuk zhgënjen ekipi i Minnesota, që në fushën e tij triumfoi 115-107 ndaj Toronto (Edwards 22 pikë)



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×