
Me 17 gola dhe 6 asiste në 25 paraqitje sezonale, Victor Osimhen po kalon një tjetër sezon të shkëlqyer me fanellën e Galatasaray, por e ardhmja e tij mund të jetë larg Turqisë. Sulmuesi nigerian pëlqehet nga shumë klube të mëdha dhe nuk është sekret që mes tyre është edhe Juventusi. Klubi bardhezi është në kërkim të një numri 9 të madh dhe në të kaluarën ka tentuar ta transferojë atë, siç e ka konfirmuar vetë lojtari.
Gjatë ditëve të ndeshjeve të Champions League, zërat për një kalim të mundshëm të Osimhen në Torino u shtuan, të nxitura edhe nga fjalët e ish-lojtarit të Napolit që shprehu vlerësim për klubin bardhezi. Presidenti i Galatasaray, Ozbek, mohoi praninë e një klauzole:
“Nuk ekziston një klauzolë daljeje në kontratën e Osimhen. Ndoshta kur e blemë u fol për një shumë të lartë (75 milionë), por sot mendohet se çmimi ishte i ulët dhe vlera e tij është shumë më e madhe”. Ai shtoi: “Është një lojtar shumë i suksesshëm që do t’i shërbejë Galatasaray për shumë vite… Është i jashtëzakonshëm”. Nuk pati koment për klauzolën “anti-Itali” që parashikon penalitete prej 70 milionë vitin e parë dhe 50 milionë vitin e dytë nëse shitet te një klub italian.
and then