
Deputeti i PD, Tomor Alizoti, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se është kundër përjashtimeve nga partia të individëve që mendojnë ndryshe nga lidershipi.
I pyetur për Ervin Salianjin dhe lëvizjen e tij për reformimin e partisë, Alizoti tha se është kundër përjashtimeve, kur një njeri kontribuon në PD dhe identifikohet me PD.
“Partia nuk i përket askujt, partia është bashkim vullnetar i njerëzve, kur një njeri kontribuon në PD, dhe identifikohet me PD, nuk përjashtohet. Unë jam për cdo individ që është brenda partisë që të mos ketë përjashtime. Kanë mendime të tyre, ndaj kemi vuajtur 50 vjet, që të kemi mendime të lira”, tha deputeti Alizoti.
Alizoti ka kujtuar një rast në të shkuarën kur Basha kërkonte të përjashtonte Myslim Murrizin.
“Unë kam një bindje, kujtoj dikur kur Basha donte të përjashtonte Myslim Murrizin dhe kam qenë kundër”, tha Alizoti.
Tomor Alizoti: Unë mendoj se Salianjit i është bërë padrejtësi, burgosja e tij ka qenë e padrejtë. Sa herë kam patur mundësi e kam vizituar. Unë kam një bindje, kujtoj dikur kur Basha donte të përjashtonte Myslim Murrizin dhe kam qenë kundër.
Jam kundër përjashtimit të individit nga partia. Partia nuk i përket askujt, partia është bashkim vullnetar i njerëzve, kur një njeri kontribuon në PD, dhe identifikohet me PD, nuk përjashtohet. Unë jam për cdo individ që është brenda partisë që të mos ketë përjashtime. Kanë mendime të tyre, ndaj kemi vuajtur 50 vjet, që të kemi mendime të lira/
and then