
Ndeshja e tretë e Igor Tudor në pankinën e Tottenham dhe humbja e tretë. Ish-trajneri i Juventusit, i thirrur për të përmirësuar situatën tashmë shumë të vështirë të Spurs, humbi edhe kundër Crystal Palace pas humbjeve ndaj Arsenal dhe Fulham.
Të 4 golat e sfidës u realizuan të gjitha gjetë pjesës së pare. Fillimisht miqtë nga Palace pane tu anulohej një gol për pozicion të parregullt. Tottenham do të realizonte golin e epërsisë me Domenic Solanke në minutën e 34, por pas kartonit të kuq të Van de Ven, nisi edhe përmbysja e madhe e Palace. Brenda 7 minutash miqtë gjejnë 3 herë rrjetën, falë dopietës së Sarr dhe një goli të Larsen, duke fikuar shifrat 1-3, rezultati i cili nuk do të ndryshonte deri në vërshëllimën finale.
Situata e Tottenham është shumë e rëndë: tani skuadra ka 29 pikë dhe është vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria, ndërsa tifozët kanë shprehur një protestë shumë të fortë. Në ndeshjen e djeshme shumë prej tyre lanë stadiumin që në fund të pjesës së parë.
Vetë Tudor (i cili kritikoi ashpër arbitrin për rastin e golit 1-0 të shënuar nga Wilason) është tashmë nën rrezik të madh për t’u shkarkuar, pavarësisht fjalëve që tha pas ndeshjes:
“Duket e çuditshme, por pas kësaj ndeshjeje besoj edhe më shumë. Kam parë diçka. Varka po shkon në drejtimin e duhur.” Theksoi krotati duke dashur të mos dramatizojë situatën, pavarëssiht gjendjes alarmante në të cilën ndodhet Tottenham Hotspurs.
and then