
Një aksident rrugor është regjistruar në Vlorë në aksin që lidhet me autostradën Vlorë–Fier dhe rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të qytetit.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e përplasjes njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më poshtë në anë të kanalit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale në automjete. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
and then