Fishekë, shumë telefona dhe…/ Pasoi Edison Harizajn, SPAK godet grupin kriminal të Ines Hajrulla, çfarë u gjet gjatë kontrolleve. “I forti” i Vlorës dhe krahu i tij i djathtë, ende të lirë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ndaj grupit kriminal në Inez Hajrulla, i cili pasoi Edison Harizajn.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në banesat e kontrolluara janë gjetur fishekë dhe shumë telefona.
Ndërkohë urdhër-arreste janë lëshuar për Ines Hajrulla dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodoshaj. Deri tani mësohet se të dy këta emra të njohur të botës së krimit nuk kanë arretur të vihen në pranga.

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se jo vetëm nga zbërthimi i Sky ECC por dhe nga dëshmi, të dy këto persona akuzohen se kanë organizuar dhe realizuar vrasjen e Gentian Qarrit në shkurt të vitit 2021.

Ndërkohë, personi i tretë ndaj të cilit është ngritur një akuzë e re, është Flodian Plaku, i cili tashmë akuzohet edhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Aktualishtai ndodhet në paraburgim të sigurisë së lartë dhe po gjykohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Janë lëshuar urdhër arreste për katër persona të tjerë. Njërit prej tyre i është komunikuar akuza pasi ndodhet në paraburgim, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të arrestuar në Itali dhe i fundit në Janinë.

Inez Hajrulla është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atenteve, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×