FORMULA 1/ Mercedes bën 1-2 në pole-position për garën e parë të sezonit, Verstappen e nis nga fundi

Skuadra e Mercedes ka konfirmuar sot në pistën e Melburnit se është ajo që ka përshtatur më së miri makinën me rregulloret e reja të Formula 1, duke vërtetuar dominimin e saj në provat zyrtare të Ccmimit të Madh të Australisë.

Xhorxh Rasëll ka marrë pole-position duke lënë pas krahëve shokun e skuadrës, Kimi Antoneli, me një diferencë prej 8/10 e sekondës nga vendi i tretë i cili mbahej nga Isak Haxhar me Red Bull. Kjo e fundit u desh të kufizonte dëmet pas eliminimit të bujshëm të Vershtapen që në pjesën e parë të kualifikueseve ku doli nga puista si pasojë e një problemi me frenat, që detyron holandezin të niset nga fundi.

Lëklerk shpëtoi nderin e Ferrarit, që e sheh gjithsesi veten shumë mbrapa në kohë, edhe pse me vendin e katërt në vijën e nisjes. Pas krahëve të pilotit të skuadrës italiane, renditen Piastri e Norris me makinat MekLaren e më pas Hemilton i cili u desh të kënaqej me vendin e 7.

Kësisoj, Mercedes tregoi se në një xhiro të vetme ka një diferencë të frikshme me ndjekësit. Por problemi kryesor i makinave në këtë sezon të ri është besueshmëria dhe 56 xhirot e garës së të dielës (ora 05:00), bëjnë që gjithçka të jetë në diskutim derisa të valëvitet flamuri për përfundimin e saj.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×