I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Detaje të reja nga operacioni i SPAK, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt. Zbardhet roli i tyre

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga SPAK këtë të shtunë në qytetin e Vlorës, ku u godit grupi kriminal i Inez Hajrullës. Prokuroria e Posaçme zbardhi vrasjen e Gentian Qarrit, ngjarje kjo e ndodhur 5 vite më parë. Ndërkohë janë lëshuar urdhër arreste për Inez Hajrulla dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodashaj. SPAK lëshoi në total 8 urdhërarreste, për anëtarët e grupit kriminal të Hajrullës.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se është dokumentuar edhe roli i Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj në një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. Ata dyshohet se kanë pasur role të rëndësishme në organizimin e atentatit ndaj Bledar Bircajt, sipërmarrës i ekzekutuar në Vlorë, në 10 maj 2021.

Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga hetimi, autoritetet kanë mbledhur prova ndaj Hajrullës dhe Matodashajt, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky Ecc. Ata akuzohen për krijim të kushteve për të kryer atentatin ndaj Bledar Bircajt.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e biznesmenit nga Vlora.

Operacioni i SPAK, 8 urdhërarreste

Inez Hajrulla – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit
Ervis Matodashaj – arrest me burg – akuzë për vrasjen e Gentian Qarrit
Flodian Plaku, i njohur si Pole Qorri – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Hamëz Demushi – ish-punonjës policie – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Argest Xheza – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Arben Memishaj – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Mendu Duka – arrest me burg – akuzë për trafik droge
Rezart Kuçi – arrest me burg – akuzë për trafik droge



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×