Pa Kane e Olise, por Bayern nuk ndalet, e dërgon në +14 diferencën me Dortmund, Kompany “përkëdhel” lojtarët e stolit (VIDEO)

Me titullin në Gjermani që është thjesht një formalitet, trajneri Kompany kishte luksin të linte pushim disa titullarë të rëndësishëm përballë Borussia Moenchengladbach. Pa Kane e Olise, por Bayern e zgjidhi shumë lehtë këtë takim duke dalë me 3 pikë pas suksesit 4-1.

Luis Diaz dhe Laimer realizuan dy gola brenda pjesës së parë. Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, madje u bë më e lehtë për Bayern në një kohë kur Gladbach mbeti me 10 lojtarë pas minutës së 55-të. Nga pika e bardhë, Musiala u tregua i saktë duke dërguar shifrat në 3-0. Nuk mund të mungonte në këtë banket as Jackson, me sulmuesin nga Senegali që konvertoi në gol asistin e Karl. Në fund, miqtë shënuan golin e nderit duke sigluar shifrat në 4-1. Falë këtij suksesi, Bayern e dërgon diferencën në +14 në raport me Dortmund, ndjekësin më të afërt.

Pas ndeshjes, trajneri Kompany nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses: “Jam shumë i kënaqur, pavarësisht golit në fund. Intensiteti ishte i duhur dhe djemtë që luajtën sot treguan pse kemi kaq shumë pikë në Bundesligë. Pa performancat e tyre gjatë gjithë sezonit, nuk do të ishim aty ku jemi tani”, u shpreh Kompany.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×