
Partia Demokratike zhvilloi një tryezë pune me ekspertë e pedagogë sa i përket 7 Marsit.
Kryedemokrati Sali Berisha ka uruar mësuesit e pedagogët ndërsa e ka quajtur misionin e tyre si përcaktues për kombin.
Ai u shpreh se sistemi arsimor ndodhet tashmë në një krizë të jashtëzakonshme, ndërsa përmendi edhe rezultatet në PISA.
“Tu përcjellim urimet e përzemërta mësuesve, pedagogëve, mësuesve të sistemit parashkollor, në këtë ditë që mbarë kombi nderon mësuesin si misionar.
Misioni juaj është i një rëndësie përcaktuese më shumë se çdo tjetër për të ardhmen e kombit.
Vijmë sot në këtë ditë në kushtet e një krize të jashtëzakonshme të një sistemit arsimor, të një rrokullisje të sistemit shumë më të madhe se ajo që shohim në urat e rrugët e ndërtuara nga kjo qeveri. S’mund të ketë akt më anti kombëtar se të bllokosh me urdhër doktoraturat. 46 vite më parë jo doktoraturat e kolegëve të mi, por të studentëve të mi, tezat e studentëve të mi, i kam paraqitur në kongreset më të rëndësishme ndërkombëtare. Jam i sigurt edhe pedagogë të tjerë. Erdhi një frymë e pa imagjinueshme, shkenco-fobia”, tha ai.
and then