
Al Itihad u mposht dje nga Al Ahli në transfertë me rezultatin 3-1. Humbja ndaj kryesuesve i është faturuar trajnerit Serxho Konseisao. Ky i fundit vendosi të përjashtojë Mario Mitajn për këtë sfidë delikate.
Siç tifozët e Al Itihad kishin paralajmëruar, do të kishte më tepër hapësira për Mahrez në krahun e djathtë të Al Ahli. Ky i fundit shënoi golin e dytë, që ktheu Al Ahlin në avantazh.
Mitaj është në formë, por Konseisao e përjashton nga lista për shkak të numrit të lojtarëve të huaj që lejohen. Mbrojtësi nuk ishte pjesë e tetë futbollistëve, dhe në vendin e tij ishte lojtari arab, Kadesh, që zhgënjeu me paraqitjen në fushë.
As mediat nuk e justifikojnë vendimin e trajnerit portugez. 51-vjeçari vendoset shpesh në qendër të kritikave për zgjedhjet e tij.
and then