“Shkolla duhet t’u mësojë nxënësve të mendojnë”, profesor Bardhyl Musai: Kemi një model të vjetër pedagogjik! Vlerësohet vetëm riprodhimi i dijes

Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të mësuesve për kontributin e tyre në arsimimin dhe formimin e brezave të rinj.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, profesor Bardhyl Musai është u shpreh se sistemi arsimor në vendin tonë ka problematika të shumta dhe modeli pedagogjik që ndiqet është i vjetëruar.

“Kemi një model të vjetër pedagogjik të bazuar në riprodhimin, dhe riprodhimin e konsideron si rezultat, pra nxënësi vlerësohet nga besnikëria e riprodhimit të dijes.
Duhet ndryshuar modeli i vjetëruar. Problemi është sistemik në të gjithë sistemin. Por ka mësues dhe individë që punojnë me përkushtim dhe e shohin nxënësin jashtë sistemit”,
tha ai.

Profesori ka folur edhe në lidhje me botimin e tij “Kultura e të menduarit në shkollat shqiptare, manifest për arsimin”, ku u shpreh se është një analizë e thellë e sistemit arsimor, ku evidentohen problemet dhe disa kontradikta evidente, nga ana tjetër ai u shpreh se ka bërë një analizë edhe të politikave arsimore dhe trajton çështjen e të menduarit.

“Nxitjen për manifestin e mora nga sistemi, ky nuk është një akuzë për sistemin, por bëhet thirrje për një dialog të gjerë që të kontribuojmë të gjithë në përmirësimin e situatës. Nuk jep receta magjike por bën thirrje për dialog. Shkolla jonë duhet të mësojë nxënësit të mendojnë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×