VIDEO/ Roshi feston në Turqi, i shënon skuadrës së Manaj

Odise Roshi është shfaqur protagonist në Ligën e Parë Turke, me fanellën e Keçiorengucu. Lojtari shqiptar ka shënuar golin e vetëm të takimit në transfertën e Sivasspor.

Përballë Rey Manajt me shokë, Roshi la gjurmë, teksa pas një kontrolli të mirë topi, me një të djathtë nga brenda zone mposhti portierin kundërshtar, i cili në këtë rast nuk mund të bënte asgjë.

Ish-lojtari i kombëtares fiton kështu derbin e shqiptarëve ndaj Manaj, me këtë të fundit që pavarësisht se u shfaq disa herë rrezikshëm, nuk ia doli dot të bënte diçka.

34-vjeçari Roshi po zhvillon një sezon pozitiv dhe po përshtatet që në sezonin e parë. Ai ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola, ndërsa ka dhuruar 4 asiste.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×