Zhegrova-Juve në prag “divorci”, sulmuesi dardan drejt Anglisë?

Aventura e Edon Zhegrovës te Juventus mund të jetë drejt fundit? Kjo është pyetja dhe një nga temat kryesore që po qarkullon këto ditë në Torino. Sulmuesi dardan nuk po arrin të bëjë diferencën te Juventus, nuk ka arritur të shpërthejë thuajse në asnjë moment edhe pse rastet nuk i kanë munguar.

Sigurisht, minutat për të kanë qenë të pakta, është aktivizuar vetëm 445 minuta në total, me një mesatare prej 22 minutash për ndeshje, por kaq nuk kanë mjaftuar të shënojnë apo të dhurojë ndonjë asisit. Rasti i fundit, i shpërdoruar përballë Galatasary mund të ketë vulosur përfundimisht të ardhmen e tij.

Sipas TuttoSport, Zhegrova mund të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni, gjithnjë nëse vjen oferta e duhur. Lajmi i mirë për “Zonjën e Vjetër” është se për Zhegrovën ka ende shumë admirues. Sulmuesi “dardan” pëlqehet në Premier League, ku Everton është gati të investojë për të. Gjithashtu, Zhegrova mbetet një emër shumë i lakuar edhe në Francë, ku ekipe si Monako kanë shfaqur interesim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×