A kërcënohet Shqipëria nga konfliktet në Lindjen e Mesme? Rama ironizon opozitën: Të keqen e kemi brenda, por siç e thonë tironsit; ondrra në beze!

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka reaguar ironikisht ndaj opozitës, teksa u ndal te konflikti që ka lindur në Lindjen e Mesme, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk rrezikohet nga sulmet.

Në podcastin e përjavshëm të tij, ‘Flasim’ në ‘facebook’, Rama theksoi se “të keqen më të madhe e kemi brenda, burimin e dezinformimit, të gënjeshtrave dhe lajmeve të fabrikuara”. Ai shtoi se lajmet për sulme në Shqipëri janë prodhuar në mënyrë të papërgjegjshme dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se Shqipëria është anëtare e NATO, duke përmendur rastin e Turqisë, ku aleanca demonstroi fuqinë duke neutralizuar një raketë.

“Të keqen më të madhe e kemi brenda, burimin e dezinformimit, të gënjeshtrave dhe të dezinformatave… Ndryshe nga të tjerët, nuk e kërkojmë gjetkë, pasi e kemi këtu. Është prodhuar në mënyrë të papërgjegjshme, ku janë krijuar një seri lajmesh për sulme në Shqipëri. Shqipëria është anëtare e NATO-s, dhe NATO e demonstroi fuqinë me rastin e Turqisë, ku neutralizoi një raketë. Po ushqejnë shpresën e kotë. Ata po ushqejnë shpresën e kotë, siç thonë edhe tironistët, ëndrrën në beze për të shmangur atë që ata e quajnë ‘regjimi i Edi Ramës’. (ironizon)”, tha Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×