Ish-deputeti Salianji ndal turin e takimeve me demokratët në Vlorë

Ish-deputeti Ervin Salianji do ta ndalë turin e takimeve me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Vlorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji ka njoftuar se ndalesa e radhës do të jetë në qytetin bregdetar më 8 mars, në orën 18:00, në pallatin e Kulturës, ku pritet të zhvillojë një takim me demokratët e këtij qyteti.

Këto takime ish-deputeti demokrat i zhvillon në kuadër të turit për një komunikim të drejtpërdrejtë me bazën e partisë dhe diskutimeve për situatën politike në vend, por edhe rrugën që Partia Demokratike duhet të ndjek drejt për t’u kthyer një forcë fituese në zgjedhje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×