
Deklarata ofenduese e Taulant Ballës në Kuvend ndaj deputetes Albana Vokshi, ka sjellë reagime edhe nga qytetarët, duke tejkaluar diskutimet dhe komentet jashtë sallës së Parlamentit.
Sipas fotografive, disa qytetarë kanë një zgjedhur në mënyrë për t’i kthyer përgjigje, duke shkruar një mesazh pas asaj deklarata ofenduese edhe pse më pas Balla kërkoi falje.
“0900 kontakto Taulant Ballën për korrupsion dhe kur*lliqe politike!”, shkruhet në mesazhin e publikuar.
Albana Vokshi ka ndarë në Facebook, fotot me mbishkrime në mur të Tiranë, ndërsa nënvizon se vetë qytetarët i kanë kthyer përgjigje.
Reagimi i Albana Vokshit:
Sot në muret e Tiranës, qytetarët i kanë kthyer përgjigjen vetë.
Mesazhi që po shfaqet nëpër qytet është revolta e njerëzve ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të politikës me krimin.
Kur arroganca e pushtetit përballet me zemërimin e qytetarëve, propaganda nuk mjafton më.
Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe politikë që u shërben qytetarëve, jo për cinizëm dhe mbrojtje të korrupsionit.
Zëri i qytetarëve nuk fshihet dot, as nga bojërat në mure dhe as nga propaganda e pushtetit.
and then