“Përse nuk përjashtohen ata që e mbajnë PD në humbje?”/ Ervin Salinji: Opozita nuk duhet të funksionojë si një’ klub i mbyllur shokësh’! Nuk duhet të ketë frikë nga konkurrenca

“Përse nuk përjashtohen ata që e ngrenë zërin për ta mbajtur PD në humbje?”, kështu u shpreh Ervin Salinajit.

Nga Vlora Salianji u shpreh se është e rëndësishme që PD të jetë fituese ndërsa shtoi se për këtë duhet të bëjnë gjithçka që ta arrijnë.

“Me frymën e drejtimit të sotëm PD nuk vjen dot në pushtet. Nuk bashkohet dot PD në këto mënyra. Nuk afrohet komuniteti ndërkombëtar me të njëjtët njerëz në lidership. Kemi zbritur në terren për të folur me qytetarët në emër të parimit. Shqiptarët do të na urrejnë nëse nuk i themi gjërat siç janë. Ka momente kur e vërteta duhet e hidhur, por në fund ajo triumfon. Çdo javë thuhet që Rama do rrëzohet, por Ramaduro është prapë aty. Nuk kemi sharë dhe ofenduar askënd nuk ke i marrë me gjueti shtrigash apo përgjegjësi personale. Por jemi brenda PD dhe shqetësimet duhet të zgjidhen duke dëgjuar dhe përfshirë çdo kontributor dhe jo duke vendosur tapa në vesh. Ne sot na duhet cilido. Përse nuk përjashtohen ata që e ngrenë zërin për ta mbajtur PD në humbje?”, tha ai.

Më tej nënvizoi se nuk kanë se si të kërkojë llogari që nuk kanë fituar asnjë garë elektorale.

“Por të gjithë i duhen kësaj, partie edhe ata. Të gjithë jemi pjesë e kësaj familje. Unë jam që fëmijë pjesë e PD, e kam nisur 15 vjeç, jam rritur me të ama ishte një PD fituese”, tha au.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×