“Rama simbol i mizogenisë, Balluku asistente në vjedhjet e tij!”, Berisha takim me gratë demokrate për 8 Marsin: Solidaritet me Albana Vokshin! Kombi rrezikon shuarjen!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në punë dhe në shtëpi. Ai u ndal te çështja Balluku, ndërsa theksoi se beteja e vërtetë me gjyqësorin është ajo e Ramës. Po ashtu ai përmendi dhe debatet në Kuvend të Taulant Ballës, i cili iu drejtua Vokshit se; Për ty kam numrin 0900″.

Ai denoncoi patriarkatin si “dhunuesin kryesor të të drejtave të njeriut, kudo në botë”, duke e cilësuar luftën kundër tij si betejën më fisnike dhe më të rëndësishme për barazi, dinjitet dhe të drejta të njeriut. “Ky mur 5 mijëvjeçar nuk shembet në dekada, por duhet shembur,” shtoi ai.

Berisha theksoi se në Shqipëri, gratë dhe vajzat janë ata që përballen më shumë me pasojat e regjimit dhe realiteti është trishtues: “Kombi që nënat tona sollën në shekujt mijëvjeçarë po shkon drejt shuarjes së pashmangshme. Nga 8,100 fëmijë, vetëm 405 ndodhen në arsimin parauniversitar, një shenjë e qartë e shuarjes së brezit të ri.”.

“Mirdita dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimet më të mëdha për ju, zonja dhe zonjusha të pranishme në këtë sallë, për demokratët dhe demokratët, për demokratët kudo që ndodhen sot, por dhe për të gjitha gratë shqiptare. Ju uroj gëzuar këtë ditë, e cila në fakt, tek Albana e tha bukur, nuk është gjë tjetër veçse njëra nga ditët e vitit në të cilën ju meritoni nderim të përditshëm, të për orëshëm. Dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjitha grave dhe motrave, vajzave demokrate, të cilat me ndihmesën, me guximin, me qëndresën e tyre, janë fibra kryesore e opozitës shqiptare dhe e Partisë Demokratike.
Kontributi i juaj, kontributi i gruas shqiptare është i shumëfishtë krahasuar me kontributin e burrave, djemve dhe ky është një realitet sot. Sot, në Shqipëri dhe mbarë botën, epërsia intelektuale e vajzave dhe e grave është definitivisht e konfirmuar. Sot në Shqipëri dhe në mbarë botën, eficenca e tyre është definitivisht e konfirmuar.

Sot, dhe kjo ka qenë gjithnjë, kontributi i tyre në zhvillimin e një shoqërie ka qenë rreth dy herë më i madh sesa i burrave, sepse ju përballeni në 24 orë me punën në profesionet tuaja, por përballeni dhe me punën në familjet tuaja, e cila është një kontribut real për të gjithë shoqërinë dhe një kontribut thelbësor në nga atë çka një shoqëri krijon, të mirat që krijon.
Në këtë kuadër, detyrimet ndaj jush janë të pakufishme. Përsëri, nuk dua të harrojmë se muri i patriarkisë është dhunuesi më kryesor i të drejtave të njeriut kudo në botë, në Shqipëri, por kudo në botë. Beteja kundër këtij muri është beteja më fisnike, është beteja më e rëndësishme e njeriut për barazi, për dinjitet, për të drejta njeriu. Ky mur 5000 vjeçar nuk shembet në dekada. Ky mur duhet shembur dhe gratë, vajzat, të gjithë ata të cilët besojnë se në forcën e jashtëzakonshme dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm në familje dhe shoqëri, duhet të bëjnë gjithçka që këtë mur ta zvogëlojnë çdo ditë e më shumë. Ju garantoj se beteja me këtë mur ka qenë dhe mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm, ndër objektivat më kryesorë të Partisë Demokratike.
Pa vendosur barazinë midis burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës, nënës dhe babait, shoqëria s’mund të jetë kurrë një shoqëri e drejtë, një shoqëri e parimeve dhe e idealeve të larta njerëzore.
Por, në Shqipëri sot, ajo që përballet më shumë me të gjitha të këqijat e këtij regjimi është nëna, motra, gruaja dhe vajza. Ky është realiteti. Dua t’i shpreh një solidaritet Albanës, e cila u sulmua me agresion vetëm se ju ka mbështetur juve. Ajo në çdo asamble ndërkombëtare, ka qenë zëri juaj! Zëri i fuqishëm. Do ju tregoj vetëm një episod. Takon këtu dy përfaqësues të lartë të një vendi, ata kishin përkthyesen e ambasadës së tyre. Përkthyesja thotë; s’ti përkthej këto fjalë që ti thua për qeverinë. Bashkëbiseduesi i Albanës e kuptoi. Në këtë urrejtje dhe paturpësia, ajo është e pamposhtura. Ata që i lejojnë vetes sjellje të tilla dëshmojnë se ka degradim të plotë moral. Kryeministër më mizogen as Shqipëria, as Europa se ka pasur. Ai është simbol i mizogenisë. Ajo që e shihni në aparencë betejë mes ballukut dhe gjyqësorit, është në fakt betejë e Ramës. Ajo është mekatare, por është asistente në vjedhjet e tij. Vjedhjet i ka bërë Rama, ndaj kërkon ligjet për veten. Në kilometrin e fundit kërkohet forca e grave, energjia e tyre.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×