
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, për transport emigrantësh të paligjshëm. Pas hekurave ranë Hysni Stërmungu, 28 vjeç, Helidon Dhima, 43 vjeç dhe Hassan Mobin, 28 vjeç, ky fundit emigrant.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”.
Arrestohen 2 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, kundrejt pagesës.
Në pranga dhe një shtetas i huaj, i cili merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.
Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:
Hysni Stërmungu, 28 vjeç, Helidon Dhima, 43 vjeç dhe Hassan Mobin, 28 vjeç.
Shtetasit H. S. dhe H. Dh. janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, te rrethrrotullimi i Rinasit, duke transportuar me një automjet 5 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 2500 euro secilit, iu kishin premtuar transportimin me destinacion final shtetin italian.
Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se shtetasi H. M. merrej me organizimin dhe grumbullimin e emigrantëve.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
and then