VIDEO/ Sherr mes disa të rinjve në Vlorë, konflikti përshkallëzohet në përplasje fizike

VLORË– Pas një debati verbal, një konflikt mes disa të rinjve është përshkallëzuar në përplasje fizike në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Siç duket edhe nga pamjet, e siguruara për News24 nga operatori Marjus Seiti, disa të rinj janë përfshirë në një debat, shkaqet e të cilit ende nuk dihen. Situata më pas ka agravuar, duke kaluar në shtyrje dhe goditje mes tyre.

Në një moment, disa prej të rinjve kanë shtyrë dhe qëlluar një person tjetër të përfshirë në konflikt. Pas përplasjes, i riu është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij.

Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×