Asllani harron Inter, i premton besnikëri Beshiktash: Dua të qëndroj këtu

Për herë të parë në karrierë, Kristjan Asllani u largua nga Italia, për të nisur një aventurë të re në Turqi. Për pjesën më të madhe të opinionin, kjo është një lëvizje e fortë, e guximshme nga ana e tij, por me sa duket mesfushori kuqezi jo vetëm që nuk është penduar, por në Turqi ndihet shumë mirë, tani objektivi dhe dëshira e tij është të qëndrojë te Beshiktash:

“Kam ardhur këtu në formë huazimi, por dëshirojë të qëndroj këtu me një kohë të pacaktuar. Ky është një klub shumë i rëndësishëm që luan gjithnjë për të fituar titullin dhe unë do të përpiqem ta arrij këtë. Beshiktash ka tifozë të jashtëzakonshëm. Ky është një klub që ka gjithçka që i duhet një lojtari. E di edhe çfarë trajneri kërkon nga unë. E ndjej që do të jem i dobishëm për Beshiktash që do të arrijë suksese këtu”, u shpreh Asllani.

Aktualisht, Asllani është në formë huazimi te Beshiktash, me të drejtë blerje në fund të këtij sezoni për një çmim të fiksuar prej afro 13 milionë euro. Mesfushori kuqezi nuk i bëri një nisje të mirë aventurës së tij me bardhezinjtë ku në ndeshjen e tij debutuese u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 7 minutash lojë. Pas rikthimit të tij në fushë, Asllani është aktivizuar gjithnjë si titullarë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×