Imuniteti i Ballukut/ Balliu: Sot ra shteti ligjor, rëndësi ka vetëm shtet partia dhe shtetpushteti politik i Edi Ramës

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të PS për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut që SPAK ta arrestojë.

Sipas tij, sot u faktua rënia e shtetit ligjor, sepse rëndësi ka vetëm shtet partia, shtetpushteti politik i Edi Ramës.

Reagimi:
Sot Edi Rama nga Kuvendi mori një vendim që përfaqëson një goditje të rëndë ndaj shtetit ligjor. Nuk bëhet fjalë vetëm për mbrojtjen e një individi apo të një ministreje, por për mbrojtjen e vetë pushtetit dhe interesave të tij, pasi në çdo aferë është dora dhe urdhri i Edi Ramës.
Një qeveri që në të kaluarën ka çuar në burg qytetarë për mospagimin e faturave të energjisë elektrike, sot vendos të mos lejojë arrestimin e zyrtarëve të akuzuar për vjedhjen e miliardave euro nga paratë e qytetarëve. Ky është një standard i dyfishtë që ngre shumë pikëpyetje për drejtësinë dhe barazinë para ligjit.
Sot u zyrtarizua edhe një realitet i hidhur: kur vendimet politike vendosen mbi gjykatat, ligjin dhe Kushtetutën, shteti ligjor ka rënë. Në një demokraci funksionale duhet të ketë rëndësi ligji dhe drejtësia, jo vullneti politik i Edi Ramës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×