
Real Madrid po zhvillon një sezon me ulje-ngritje të forta, por në letër, edhe pse jo favorit, ekipi i Arbeloa-s mbetet në garë për titull në La Liga dhe në Champions. Për fat të mirë, në këtë pikë të sezonit, është rikthyer në versionin e tij më të mirë Vinicius jr, me brazilianin që ka lënë pas atë periudhë të vështirë me Xabi Alonson në stol:
“Ndjej se jam në formën më të mirë të jetës”, u shpreh Vinicius duke shtuar:
“Po punoj çdo ditë më stafin dhe me shokët e mi të skuadrës për të ruajtur këtë nivel. Ndihem shumë i sigurt përpara portës, gjithashtu i fortë për të ndihmuar ekipin si në sulm ashtu edhe në mbrojtje”, theksoi Vinicius, duke u ndalur më pas te sfida kundër Man.City në fazën e 1/8 në Champions League:
“Në sfidën e fundit, atë kundër Celta Vigo-s, isha pak i lodhur pasi kam luajtur shumë ndeshje këtë periudhë. Ndaj Man.City duhet të shfaqim versionin tonë më të mirë. Duhet të kemi mbështetjen e të gjithëve, ndaj Man.City kjo është jetike”, u shpreh Vinicius jr.
Për momentin, Real Madrid e sheh veten -4 pikë në raport me Barcelonën në La Liga, ndërsa të mërkurën pret Man.City në “Bernabeu” në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e 1/8 në Champions League.
and then