Socialistëve iu kërkua të mbyllin gojën, reagon Albana Vokshi: Rama mbylli gojët e të tijve, por zërin e qytetarëve nuk mund ta mbyllë dot

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka reaguar ndaj urdhrit që Rama u dha sot në mbledhjen e grupit të PS, deputetëve socialistë, për të heshtur.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Vokshi shkruan se Rama mbylli gojët e të tijve, por zërin e qytetarëve nuk mund ta mbyllë dot.

Sipas saj, ata do reagojnë dhe protestën fuqishëm, për t’i dhënë fund realitetit që Rama po përpiqet të fshehë.

Postimi i Vokshit

Një simbolikë e qartë: gojët mbyllen.

Mbyllet fjala në grup, mbyllet debati, mbyllet e vërteta për median dhe për realitetin që jetojnë shqiptarët çdo ditë.

Por ka një gjë që nuk mund ta mbyllë askush: zërin e qytetarëve.

Sepse në fund, vetëm qytetarët kanë fuqinë të reagojnë dhe vetëm ata mund t’i japin fund një realiteti që përpiqen ta fshehin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×