
Çështja e imunitetit të Belind Ballukut, ka rreth tre muaj që ka ndezur politikën shqiptare, duke qenë edhe kryefjala e seancave plenare të karakterizuara nga tensionet.
Partia Socialiste pritet të prezantojë sot në mbledhjen e grupit parlamentar që nis në orën 10:00, raportin e nxjerrë nga Këshilli i Mandateve, në lidhje me kërkesën e
SPAK, të dorëzuar më 16 dhjetor, për heqjen e imunitetit dhe më tej arrestimin e Ballukut.
Në takim pritet të ketë edhe një fjalim nga kryeministri Edi Rama.
Në seancën plenare të 12 marsit pritet që dy raportet të votohen në Kuvend, ditë kur edhe PD ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste.
and then