Të shtëna me armë në Shkodër gjatë operacionit policor, personi në kërkim qëllon në ajër dhe largohet

Një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri në lagjen Kiras në Shkodër teksa policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një personi të cilësuar me rrezikshmëri të lartë.

Në momentin kur efekivët kanë qenë në ndjekie dhe në një perimetër të afërt ky shtetas ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.

Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasin B.B i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

Dhjetra forca policia kanë mbërritur në vendngjarje duke rrethuar zonën ndërsa vijon operacioni duke blinduar zonën me efektivë dhe masa të rrepta sigurie.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×