VIDEO/ Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë prej vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra, me premtimin e punës së mirëpaguar në prostitucion dhe mundësinë për të arritur Europën”.

Kështu e nis AFP artikullin për rrjetin e prostitucionit që funksionon në Shqipëri me vajza të huaja që e ushtrojnë këtë profesion të ndaluar.

Në këtë artikull, shkruhet se shumë prej tyre përfundojnë të bllokuara në qelitë e burgut shqiptar, pasi ligji i vendit parashikon deri në tre vjet burg për këdo që merret me prostitucion, nëse nuk konsiderohet viktimë e trafikut të qenieve njerëzore.

Ky fenomen nënvizon rrezikun e madh që paraqesin rrjetet kriminale dhe nevojën për ndihmë dhe mbrojtje për viktimat, përveç ndjekjes penale të autorëve të këtyre skemave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×