
Zbulohet identiteti i autorit që qëlloi dje me armë zjarri 39-vjeçarin turk në Sauk.
Megjithëse i plagosuri nuk është treguar bashkëpunues me policinë, fotoja e autorit të sulmit tashmë është bërë publike.
Policia ka zbardhur të plotë dinamikën e plagosjes, teksa autori dhe i plagosuri kanë qenë në tavolina të ndara, në kate të ndryshme.
Autori, i paidentifikuar me emër, po ashtu turk, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull.
Pas ngjarjes është arratisur me shpejtësi. Policia ka mundur të sigurojë disa foto përmes kamerave të sigurisë dhe po përpiqet të krijojë një identikit të plotë të tij për ta identifikuar.
Në vendngjarje dhe te tavolina ku ka konsumuar darkën janë përftuar materiale gjenetike të plota për identifikimin. Përmes Interpolit po punohet me autoritetet turke për të sqaruar jo vetëm identifikimin, por edhe problemet që mund të kenë pasur. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë hakmarrjeje të mundshme për konflikte të tyre në Turqi.
and then