
Këshilltari i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi Kika, ka komentuar qëndrimin e mazhorancës dhe të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.
I ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ai u ndal edhe te një moment nga mbledhja e fundit e grupit parlamentar të PS, ku Rama bëri një mimikë duke mbyllur gojën me duar. Sipas tij, kjo ishte një mënyrë për të treguar se Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë apo komentojë punën e drejtësisë.
“Mimika e mbylljes së gojës është që ne kemi qenë reformatorët e reformës në drejtësi dhe i kemi dhënë pavarësinë kësaj reforme për të hetuar çdo nivel të pushtetit. Nga ana e PS nuk do të ketë sulm apo përballje politike në lidhje me punën e tyre”, u shpreh ai.
Kika pretendoi se sipas tij qëndrimi i PS në raport me kërkesën e organit të akuzës është i drejtë, duke theksuar se çështja është ende nën hetim dhe lidhet me akuza për pabarazi në tendera.
Sipas tij kërkesa për pezullimin e Ballukut më herët lidhej me dyshime për intimidim të dëshmitarëve, ndërsa aktualisht, ai u shpreh se pas largimit nga detyra ajo nuk ushtron më funksione ekzekutive.
“Pas largimit nga detyra ajo nuk ka më funksion dhe nuk mund të prishë prova, pasi gjithçka është e arkivuar dhe ajo ka vetëm funksionin e deputetes. Të bëjmë arrest pa gjyq… mua më duket masë proporcionale”, deklaroi ai.
and then