
Konfindustria i ka kërkuar qeverisë shqiptare të nisë sa më shpejt ndërtimin e impiantit të përpunimit të naftës vendore, duke e konsideruar këtë hap si mënyrën më efektive për të përballuar pasojat ekonomike dhe të sigurisë kombëtare nga konfliktet në Gjirin Persik.
Në një njoftim për shtyp, Konfindustria thekson se për realizimin e këtij projekti duhet të ndryshohet Buxheti 2026, për të përfshirë investimin shtetëror në ndërtimin e impiantit. Gjithashtu, organizata kërkon përmirësimin e strukturës së prodhimit, tregëtimit, ngarkesës fiskale dhe eliminimin e monopolizimit të tregut të hidrokarbureve.
“Në kushtet kur Shqipëria zotëron rezerva të konsiderueshme nafte, është krejtësisht e papranueshme që vendi të mbetet i varur nga importet dhe lëvizjet ndërkombëtare të çmimeve”, thekson njoftimi.
Çmimi i naftës në tregun shqiptar po shkon drejt 200 lekë për litër dhe parashikohet të tejkalojë kufirin e 250 lekë/litër në rast të përshkallëzimit të konflikteve ndërkombëtare, siç ndodhi me luftën në Ukrainë.
Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, shprehet se ndërtimi i impiantit vendas do të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për të lehtësuar pasojat ekonomike dhe për të garantuar furnizimin dhe stabilitetin e çmimeve të karburanteve në Shqipëri.
Njoftim për shtyp
Konfindustria i kërkon qeverisë të fillojë sa më shpejt projektin e ndërtimit të impiantit të përpunimit të naftës shqiptare, si mënyra më efektive për përballimin e pasojave të paparashikuara ekonomike dhe sigurisë kombëtare nga lufta në Gjirin Persik.
Në këtë rast kërkohet, që të ndryshojë Buxheti 2026, me qëllim përfshirjen e shpejtë të ndërtimit të impiantit të përpunimit të naftës shqiptare në vend si investim shtetëror. Gjithashtu, kërkohet të përmirësohet thelbësisht organizimi i prodhimit, tregëtimit, ngarkesës fiskale dhe monopolizimit të sotëm të gjithë tregut të hidrokarbureve.
Është krejtësisht e papranueshme, që Shqipëria si vend zotërues i rezervave të mëdha të naftës, të jetë në varësi të plotë të importeve dhe lëvizjeve të cmimeve të tregjeve botërore.
Çmimi i naftës në tregun shqiptar po arrin në kufirin e 200 lekë/litër dhe parashikohet, që shpejt të rrezikojë tejkalojë kufirin e 250 lekë/litër të vendosur në vitin 2022 në rastin e fillimit të luftës në Ukrahinë.
Ndërtimi i impiantit shqiptar të përpunimit të naftës vendore është mjeti më efektiv i përhershëm për të lehtësuar pasojat shkatërruese ekonomike dhe financiare nga furnizimet dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. karburanteve.
Gjergj Buxhuku
Administrator i Përgjithshëm
and then