
Në praninë e kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratorit të Superligës, Agron Shosholli, si dhe përfaqësuesve të klubeve, sot u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll për edicionin garues, 2025/26.
Fillimisht, Bellopoja në emër të presidentit të FFK-së u uroi suksese klubeve pjesëmarrëse, duke shprehur besimin se ndeshjet do të zhvillohen në frymë të “fair-play”-it dhe do të ofrojnë lojë interesante dhe cilësore për tifozët.
Në short u tërhoqën këto çifte:Llapi – Ferizaj dhe Ballkani – Dukagjini.
Ndeshjet e para zhvillohen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.
and then