“Minohet puna e SPAK”/ Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurimit, Bardhi: Lëvizje politike për të liruar të korruptuarit e Ramës

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues mbi masat e sigurimit personal.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi u shpreh se një lëvizje e tillë është e motivuar politikisht dhe po bëhet me qëllim që të lirohen nga qelia persona të arrestuar për korrupsion, që ndodhen pranë kryeministrit Edi Rama.

“Puç kushtetues për ndryshimin e standardit për arrestin me burg, është interes politik i Ramës. Qëllimi është lirimi i personave të korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndodhen në burg.
Dje u fut në procedurë rishqyrtimi, që do të ndodhë në 9 prill një vendim unifikues i GJL që unifikon standardet
Lëvizje e diktuar politikisht për t’i hapur punë minimit të punës së SPAK dhe nxjerrjes nga burgu të korruptuarve të Ramës që ndodhet në burg. Qendroni në lartësinë e detyrës dhe mos u përdorni politikisht”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×