
Kur po i afrohemi fundit të sezonit të rregullt në NBA, kemi mësuar edhe dy skuadrat e para që sigurojnë pjesëmarrjen në Play-Off. Në fakt nuk ka asnjë surprise në këtë aspect, pasi Oklahoma dhe San Antonio Spurs kanë qenë aboslutisht skuadrat dominuese deri më tani në sezonin e rregullt.
Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 129-126 ndaj Denver në sfidën e radhës në NBA, ekipi i parë që ka kaluar kuotën e 50 fitoreve këtë sezon. Një përballje e ekuilibruar deri në fund, ku shkëlqeu Alexander Shai me 35 pikë e 15 asist.
Fitore në sekondat e fundit për Utah Jazz, që mundi 119-116 Golden State. Vendimtar stoli i skuadrës së Jazz, nga ku erdhën 50 pikë. Pa probleme fiton Cleveland, që mundi 115-101 Philadelphia. Për vendasit u dallua Harden me 21 pikë.
Ekipi i New York “ngec” në përballjen me Clippers, pasi u mund 126-118. Leonard me 29 pikë e Mathurin me 28 u dalluan për kalifornianët. Skuadra e Brooklyn, falë 66 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 126-115 Memphis.
and then