Pronari i MCN TV, Endri Meksi bën kallëzim në polici: Jam kërcënuar me jetë. Persona të maskuar dhe me armë zbritën nga një “Audi” i bardhë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit, persona të maskuar me armë dhe shkopinj bejsbolli që lëviznin me një Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit e kanë kërcënuar atë me jetë.

Në kallëzim, Meksi pretendon se nga mjeti kanë dalë tre persona dhe e kanë kërcënuar në orët e mbrëmjes të së dielës.

Pas kallëzimit, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit për të identifikuar autorët e ngjarjes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë vërehet se mjeti është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.

Vijon…



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×