Pronari i MCN TV, Endri Meksi kallëzim në polici: Jam kërcënuar me jetë. Persona të maskuar dhe me armë zbritën nga një Audi i bardhë

Pronari i MCN TV, Endri Meksi kallëzon në polici se persona të maskuar me armë dhe shkopinj bejsbolli që lëviznin me një Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit e kanë kërcënuar atë me jetë.

Sipas kallëzimit, Meksi pretendon se nga mjeti kanë dalë tre persona dhe e kanë kërcënuar në orët e mbrëmjes të së dielës.

Pas kallëzimit, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit për të identifikuar autorët e ngjarjes. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë vërehet se mjeti është larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Saukut.

Vijon…



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×