PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Ambasada e SHBA për News24: Pavarësia e institucioneve të drejtësisë, kyç për vijimin e bashkëpunimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

E pyetur nga News24 për një qëndrim lidhur me refuzimin e PS për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në disa raste, nje zyrtar i ambasadës së SHBA në Tiranë shkruan: “Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar”.

Në përgjigjen e emailit nga ambasada e SHBA, thuhet gjithashtu se “Nuk kemi koment për çështje ligjore që janë në proces”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×