“Rama telefonoi gjyqtaren e Kukësit…”, avokati tregon ngjarjen e 2013-ës: I tha pse e lirove 73-vjeçarin e dyshuar për vjedhje energjie?

Avokati Arbër Hoxha, duke folur për pretendimet e kryeministrit se burgjet janë plot, u shpreh se masa e sigurimit arrest me burg u përdor si instrument për ta vendosur shtetin në sektorë të caktuar.

Ai solli një histori të 2013-ës ku sipas tij, gjyqtarja e Kukësit, me mbiemër Veliaj mori një telefonatë nga Rama ku I është kërkuar të mos lirojë nga burgu një prej të burgosurve 73 vjeç, që dyshohet se kishte vjedhur energjinë.

“E mori në telefon kryeministri dhe e pyeti gjyqtaren me mbiemër Veliaj, pse e ke liruar personin. Kjo iu përgjigj se ishte 73-vjec. Aty të rrinte, ia ktheu Rama”, tregoi avokat Arbër Hoxha.

Arbër Hoxha: Masa e sigurimit arrest me burg janë dhënë pa asnjë lloj kriteri nga gjykata. Ata janë  përdorur si instrument për ta vendosur shtetin në sektorë të caktuar.

Vjedhja e energjisë u vendos masa e sigurimit “arrest me burg”.

Një telefonatë e kryeministrit Rama drejtuar gjyqtares së Kukësit, pse kishte nxjerrë në 73-vjeçar nga burgu që dyshohej për vjedhje të energjisë.

E mori në telefon kryeministri dhe e pyeti gjyqtaren me mbiemër Veliaj, pse e ke liruar personin. Kjo iu përgjigj se ishte 73-vjec. Aty të qëndronte, ia ktheu Rama.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×