Rrëzohen vendimet e Ilir Prodës, Komisioni i Ankimimit zbut dënimet për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës, Dibrës dhe Fierit

Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit, i mbledhur këtë të martë ka ndryshuar vendimin fillestar të Standardeve Profesionale të dhënë pak javë më parë për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës.

Masat ishin kërkuar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i cili u shkarkua nga detyra.

Për ish-drejtorin Altin Mena, burime bëjnë me dije se është vendosur shtyrje gradimi për 3 muaj, duke rrëzuar masën e parë që ishte ulje në gradë për 5 vjet.

Po ashtu, për zëvendësdrejtorin për rendin, Taulant Gjoka, u vendos shtyrje afati gradimi për 6 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar për përjashtim nga policia. Përjashtim fillimisht pati edhe për shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, por Komisioni i Ankimit vendosi ta rrëzojë, duke dhënë vendim shtyrje afati gradimi për 1 vit.

Edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Fierit komisioni rrëzoi masën e parë për ulje grade, duke vendosur përfundimisht vetëm vërejtje.

Nga radhët e policisë u kërkua edhe përjashtimi i Mariglen Duçi, ish-Shefi i Komisariatit të Policisë Dibë. Për të u vendos shtyrje e afatit të gradimit për 1 vit.

Këtë të martë, komisioni shqyrtoi rreth 25 ankesa nga punonjës të ndryshëm policie, për të cilët ishin firmosur masa të ndryshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×