VIDEO/ Akuzat për protestën e “Astirit”, Balliu i përgjigjet Ramës: Tek Unaza të ka ngelur “gozhda”, ata e kuptuan të parët se çfarë hajduti je!

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, të bëra një ditë më parë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku mazhoranca refuzoi të miratojë kërkesën e SPAK, për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut.

Me anë të një video, Balliu shprehet se, Edi Ramës i ka ngelur gozhda tek unaza, pasi banorët e kësaj zone e kuptuan të parët se, çfarë hajduti ishte.

Edi Rama: Jo dreqërit dhe të bijtë që nxisnin ato protesta me bllokime këtu e atje, bam bariu dhe bam i biri, bum falliu dhe ham i ati, derisa u qëruan të tërë dhe u krye edhe Unaza e Madhe e Tiranës.

Klevis Balliu: Po palloshi i Lubisë, aty të ka ngelur gozhda, te Unaza, se ata e kuptuan të parët se çfarë kryehajduti je ti. Po për ata banorë që protestonin kundër një projekti korruptiv tëndin dhe të Lubisë ti kërkoje burg, kurse për Lubinë kërkon që të amnistohet. Por kështu është kur të kap Lubia prej fyti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×