
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka vijuar me takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington. Në ditën e dytë të vizitës Shehaj është pritur nga Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Njeriut, Chris Anderson.
Kreu i Partisë Mundësia bën me dije se gjatë diskutimit me Anderson ka theksuar rëndësinë që ka vijimi i mbështetjes nga Amerika për drejtësinë në Shqipëri.
“Sepse vetëm një drejtësi e pavarur garanton respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve, si e drejta e pronës dhe liria ekonomike”.
Shehaj gjithashtu ka theksuar shqetësimin “për depërtimin e krimit të organizuar dhe trafiqeve në ekonomi dhe politikë”.
Ndërsa nënvizoi nevojën që Shqipëria ka për më shumë investime perëndimore.
“Fola gjithashtu për nevojën që Shqipëria të hapet më shumë ndaj investimeve perëndimore, veçanërisht ndaj biznesit amerikan. 🇦🇱🇺🇸 Si sipërmarrës besoj se zhvillimi i një vendi vjen nga konkurrenca e lirë dhe e ndershme”, shkruan Shehaj në postimin në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Agron Shehaj:
Gjatë vizitës në Departamentin e Shtetit 🇺🇸 u prita edhe nga Drejtori i Zyrës për të Drejtat e Njeriut, Chris Anderson.
Diskutuam rëndësinë që mbështetja për drejtësinë në Shqipëri të vazhdojë, sepse vetëm një drejtësi e pavarur garanton respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve, si e drejta e pronës dhe liria ekonomike.
Theksova shqetësimin për depërtimin e krimit të organizuar dhe trafiqeve në ekonomi dhe politikë, gjë që pengon zhvillimin dhe mirëqënien e shqiptarëve.
Fola gjithashtu për nevojën që Shqipëria të hapet më shumë ndaj investimeve perëndimore, veçanërisht ndaj biznesit amerikan. 🇦🇱🇺🇸 Si sipërmarrës besoj se zhvillimi i një vendi vjen nga konkurrenca e lirë dhe e ndershme.
and then