
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një automjet ka përplasur një 52-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Si pasojë 52-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe u transportua në spitalin e Durrësit për trajtim mjekësor. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 11, automjeti me drejtuese shtetasen rreth 30 vjeçe, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi rreth 52 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit, dhe është jashtë rreziku për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
and then