“Amerikanët i kërkuan Ramës të hiqte Ballukun nga çdo post”, Toska: SPAK do të shtojë akuzat! Kryeministri ka folur ‘face to face’ me banditët

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te çështja që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, ndërsa Kuvendi pritet të votojë nesër për imunitetin e saj.

Sipas Toskës, kryeministri Edi Rama i ka ofruar mbrojtje politike Ballukut, një qëndrim që ai e cilësoi të pritshëm, por problematik për raportet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë dhe procesin e integrimit.

Ai pretendoi se ndërkombëtarët kanë kërkuar largimin e Ballukut jo vetëm nga kabineti qeveritar, por edhe nga çdo funksion publik. Toska përmendi gjithashtu takimin e kryeministrit Rama me David McAllister, si dhe deklaratat e komisioneres për zgjerimin Marta Kos, e cila sipas tij ka theksuar se politika nuk duhet të bëhet mburojë për persona që përballen me drejtësinë.

Gazetari shtoi se akuzat ndaj Ballukut parashikojnë edhe dënim me burg, ndërsa ngriti pyetjen pse kryeministri nuk lejon që ajo të përballet me drejtësinë pa mbrojtje politike. Sipas tij, në seancën e nesërme të Kuvendit pritet që kërkesa për heqjen e imunitetit të mos miratohet, çka mund të sjellë tensione politike dhe protesta.

Toska paralajmëroi gjithashtu se hetimet e SPAK mund të zgjerohen me akuza të tjera, si korrupsion, fshehje pasurie, intimidim të dëshmitarëve dhe transferim të paligjshëm parash.

“Nuk mundet që ajo të shpëtojë. Rama e bën me koshiencë këtë kundërveprim ndaj SPAK. Për mua Balluku ka vdekur politikisht. Ai donte që ajo të mos shihej si aspirante për karrigen e tij dhe këtë e arriti. I vuri kryqin asaj. Balluku në lojën e saj politike ka pasur qëllim të eliminonte Veliajn dhe Ramën, por Rama e eliminoi atë. Ajo do bredhë fshat më fshat në Fier tani, ka vdekur politikisht.
Ajo që shqetëson publikun është presioni i Ramës ndaj drejtësisë që njësoj si banditët, ky njeri fliste face to face me banditët në përgjimet e Ergys agasit. Nuk i kanë pushuar lotët familjes së prokurorit Dritan Prençi nga kërcënimet e këtyre banditëve. Banditi që bleu votat kërcënon sot drejtësinë. Ky mban tymnajën te Balluku por duhet të merremi me këtë. Rama nuk ka asnjë shans që jetëgjatësinë e vet politike ta mbajë në kurriz të Ballukut”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×