
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka bllokuar 738 kg fileto e gjoks pule të KMY dhe 328.7 kg djathë nga baxho “Bonum” në Tiranë për shkak të kushteve jo higjienike në të cilat ato ishin vendosur.
Gjatë inspektimeve të kryera nga Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar, dega Tiranë, janë konstatuar problematika me sigurinë ushqimore në dy subjekte biznesi, KMY dhe baxho “Bonum”.
Në subjektin KMY me aktivitet ‘’Përpunim mishi’’, u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme.
Ambienti i cili u bllokua nga DRAKU Tiranë dhe do të qëndrojë i bllokuar deri në plotesimin e kushteve higjieno sanitare sipas legjislacionit në fuqi.
Gjithashtu DRAKU Tirane bllokoi sasinë prej 738 kg produkte ‘’Fileto pule’’ dhe ‘’Gjoks pule’’, produkte që gjendeshin në keto ambjente pasi shkrirja e tyre bëhej në kushte jo të përshtatshme higjieno sanitare.
Kontrollet e ushtruara në subjektin “Bonom” me aktivitet “Përpunim qumështi-Baxho”, vlerësuan se produktet ishin vendosur në kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme. Gjithashtu në ambient u konstatua prani myku, ndryshku dhe lagështie në ambientin e përpunimit.
Inspektorët morën masa të menjërshme duke bllokuar një sasi prej 328.7 kg djathë i bardhë dhie që ishte gjendje në keto ambiente.
Ndaj OBU u mor masë administrative 300000 leke për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore mbi kushtet e përgjithshme e të veçanta të higjienës së ushqimeve.
and then