
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X në lidhje me vendimin e zbardhur ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese për mbylljen e rrjetit social TikTok, duke e cilësuar atë si cenim të fjalës së lirë.
Në reagimin e tij, Rama ironizoi qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se sipas këtij vendimi rezulton sikur 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë kanë qenë gabim kur kërkuan mbylljen e përkohshme të platformës.
Sipas kryeministrit, mbyllja e përkohshme e TikTok-ut solli rezultate konkrete, pasi kompania mori masa shtesë për kontrollin dhe sigurinë e përmbajtjeve. Ai theksoi se rihapja e platformës u bë falë mirëkuptimit me kompaninë dhe ndryshimeve të ndërmarra prej saj.
“Falë asaj mbylljeje sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”, shkroi Rama në reagimin e tij.
Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën…
— Edi Rama (@ediramaal) March 11, 2026
Reagimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!
Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!
and then