“Kjo PS nuk ka asnjë lidhje me idealizmin e dikurshëm”, Hazizaj: S’mund të jenë kurrë si atëherë nëse…

Avokati Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin Oponencë në News24, ka komentuar situatën politike në vend dhe zhvillimet brenda Partisë Socialiste, duke u ndalur te skandalet dhe mungesës së marrjes së përgjegjësisë politike.

Gjatë intervistës, Hazizaj deklaroi se Partia Socialiste e sotme, sipas tij, nuk ka më lidhje me idealizmin që e karakterizonte dikur këtë forcë politike.

“Kjo PS nuk ka asnjë të përbashkët me idealizmin e PS që ka qenë dikur,” u shpreh ai.

Avokati u ndal edhe te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 në Shqipëri, për të cilat tha se kanë ndryshuar thelbësisht mënyrën e funksionimit të sistemit politik dhe të përzgjedhjes së deputetëve.

“Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008 ndryshuan përfundimisht skemën e zgjedhjes së deputetëve në Shqipëri. Ato ngritën në mënyrë absolute rolin e kryetarit të partisë dhe zhvlerësuan mendimin e qytetarëve sa i përket formacioneve në zgjedhje,” tha Hazizaj.

Sipas tij, sistemi aktual bën që përzgjedhja e kandidatëve të varet kryesisht nga drejtuesit e partive politike dhe jo nga vullneti i drejtpërdrejtë i qytetarëve.

“Zgjedhjet sot vijnë për shkak të aspiratave dhe ideve të kryetarëve të partive politike. Në këto kushte nuk mund të presësh të ketë një klub apo një kabinet njerëzish që vijnë për shkak të interesave qytetare,” u shpreh ai.

Hazizaj shtoi se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, sipas tij, i dhanë fund demokracisë së brendshme në partitë politike dhe ndryshuan mënyrën e ushtrimit të politikës në vend.

Nëse këto ndryshime nuk rishikohen, avokati paralajmëroi se problematika nuk do të lidhet vetëm me qeverinë aktuale.

“Nëse nuk riparohen ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, nuk do të jetë më defekti i ‘Rilindjes’, por i çdo mazhorance që do të vijë më pas,” përfundoi Hazizaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×