
Klinika Ligjore e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi” vazhdon të jetë një hapësirë e rëndësishme për ndërthurjen e teorisë me praktikën në fushën e drejtësisë.
Përmes kësaj klinike, studentët e drejtësisë kanë mundësinë të përfshihen drejtpërdrejt në trajtimin e çështjeve ligjore nën mbikëqyrjen e pedagogëve dhe ekspertëve të fushës.
Klinika Ligjore e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi” ka marrëveshje bashkëpunimi me drejtorinë e ndihmës juridike falas pranë ministrisë së drejtësisë.
Kjo klinikë funksionon si një hapësirë mësimore dhe profesionale, ku studentët e Fakulteti të drejtësisë në Universitetin “Luarasi”, nën mbikëqyrjen e pedagogëve dhe profesionistëve të fushës, analizojnë raste konkrete, ofrojnë këshillim ligjor dhe zhvillojnë aftësi praktike që janë të domosdoshme për profesionin e ardhshëm.
Klinika Ligjore pranë Universitetit Luarasi mbetet një shembull i rëndësishëm i angazhimit të institucioneve akademike për të kontribuar në edukimin profesional të studentëve dhe në shërbim të shoqërisë.
and then