“Nuk e prisja këtë rezultat”, Kompany përkëdhel dyshen Diaz-Olise. Palladino pa fjalë: Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë

Bayern dhuroi spektakël përballë Atalantës, triumfi 6-1 në transfertë e bën kualifikimin një formalitet, por nuk e sheh në këtë mënyrë trajneri Vincent Kompany, me belgun që mban ambientin të karikuar duke theksuar se është edhe ndeshja e kthimit për t’u luajtur:

“Nuk mund të themi se jemi në çerekfinale, është akoma ndeshje e kthimit për t’u luajtur. A jam i befasuar nga rezultati? Po, nuk mund të programohet një rezultat i tillë. Mendonim se do të ishte e vështirë, por djemtë ishin në një mbrëmje fantastike”, u shpreh Kompany duke u pyetur më pas nga gazetarët nëse ky Bayern është favorit, janë ata ekipi më i fortë në Evropë? Ne jemi në të njëjtin nivel me ekipi si Real Madrid, Liverpool, PSG etj. Jam shumë i kënaqur me Luis Diaz dhe Olise. Ata po kalojnë një formë fantastike, mund të bëhen yjet e rinj të këtij ekipi si Ribery-Robben dikur. Olise është rritur shumë, mund të bëhet një nga lojtarët më të fortë në botë, u shpreh Kompany pas suksesit përballë Atalantës.

Ndryshe nga Kompany, shumë të vështirë e kishte Palladono të analizonte të komentonte pas një humbje të tillë:

“Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’i bëj komplimente Bayern, janë një skuadër shumë e fortë, të jashtëzakonshëm, më kanë lënë pa fjalë. Nuk kisha parë kurrë një skuadër që vraponte në atë mënyrë. Falenderoj publikun që na mbështeti”, u shpreh Palladino.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×