Plagosja në Delvinë/ Babai i 17-vjeçarit rrëfen momentin e sherrit: Djali u qëllua 4 herë me thikë në shpatull! Kur ka dalë nga shkolla, dikush…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me moderatoren dhe autoren Evis Ahmeti, u trajtua ngjarja e ndodhur më 6 mars në gjimnazin “Sulejman Delvina”, ku mbeti i plagosur një nxënës.

Nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina”, protestuan në 6 mars pranë Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas këtij incidenti të rëndë që ndodhi në shkollën e tyre.

Protesta u shkaktua nga një përplasje mes dy nxënësve, ku njëri prej tyre u godit me thikë në shpatull.

Sipas nxënësve, kjo situatë problematike ishte denoncuar më parë në drejtori, por pa masa konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e saj. Ata theksojnë se, edhe pse një nga nxënësit kishte sjellje problematike, nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin.

Ngjarja ka filluar brenda shkollës dhe vazhduar jashtë saj, ndërsa prindërit e nxënësve nuk u njoftuan për atë që kishte ndodhur. Një nga nxënësit e përfshirë u lejuan të largohej para përfundimit të orarit mësimor.

Mësuesit dhe drejtoria e shkollës janë kritikuar për menaxhimin e dobët të situatave të tilla. Nxënësit pretendojnë se ndodhia është pjesë e një problemi më të gjerë, ku lejohet që nxënësit me sjellje të dhunshme të largohet nga shkolla përpara përfundimit të ditës mësimore.

Kjo ka përkeqësuar ndjenjën e sigurisë mes nxënësve, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë.

Babai i 17-vjeçarit të plagosur, ka folur në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, tregoi momentin kur ka ndodhur konflikti ku ishte i përfshirë djali i tij dhe një nxënës tjetër. Ai u shpreh se djalin e kanë goditur me thikë 4 herë pas sherrit. Fillimisht sherri mes adoleshentëve ndodhi në shkollë dhe që më pas degradoi për përdorimin e thikës jashtë ambienteve.

“Mjekët e panë e mjekuan dhe na thanë fillimisht që nuk kishte rrezik. Por na sqaruan djali kishte plagë të mëdha sepse një thikë e kishte goditur shumë. Djali më tregoi për sherrin se kishte ndodhur në tualet. Aty i kishte qëlluar me shqelm, edhe pse i kishte thënë se nuk të kam bërë gjë. Nëse të kam faj të kërkoj ndjesë. Aty e kanë lënë me aq, ka qenë edhe drejtori. Ky ka marrë një orë leje nga shkolla dhe ka shkuar për në shtëpi. Por kur ka dalë jashtë, një shok e ka thirrur duke i thënë se të kërkon filani. Djali ishte me një shok tjetër. Djali më tregoi se ai që e kërkonte kishte marrë një thikë në shtëpi, dhe kur janë nisur për ta goditur djalin, shoku i tij i del përpara që ta pengonte t’i hiqte thikën dhe aty i pret dorën. Më pas më tregoi se ka marrë një gur por se ka goditur. Më pas autori u drejtua ta qëllojë djalin në zemër, por ka kthyer shpatullën dhe aty e ka goditur 4 herë rresht. Kaq di dhe më pas e kanë çuar në spital. Në Delvinë, por më pas e nisën për specializim në Sarandë”, ka treguar babai.

Gjithashtu gjatë intervistës, tregoi se familjarët e autorit kanë kërkuar falje pas kësaj ngjarje. Ndërsa, nxënësit kërkojnë hetim të plotë mbi ngjarjen dhe masa konkrete nga ana e institucioneve përkatëse për të garantuar sigurinë e nxënësve. Sipas tyre, shpërfillja e rasteve problematike nuk i zgjidh ato, përkundrazi, mund të çojë në pasoja më të rënda.

Protesta e nxënësve shpreh një nevojë urgjente për përmirësimin e kushteve të sigurisë në shkolla dhe për një trajtim më serioz të situatave të dhunshme.

Situata ka arritur një pikë të nxehtë, duke bërë thirrje për marrëdhënie më të forta mes shkollës dhe prindërve, si dhe një angazhim më të theksuar nga autoritetet për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë nxënësit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×