
Deputeti i PD Klevis Balliu, në një konferencë për mediat nga selia blu u shpreh se kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbrojtje të Belinda Ballukut duke argumentuar se asaj po i bëhet gjyq publik dhe paraburgimi nuk është një masë e drejtë.
Balliu akuzon se Rama mban një standard të dyfishtë, pasi e njëjti qëndrim nuk është mbajtur prej tij për qytetarët e thjeshtë.
“Nesër në orën 10 të bashkohemi në protestë para Kuvendit. Zëri i qytetarëve është forca më e madhe kundër padrejtësisë”, tha ai.
and then